DURRËS, 11 nëntor 2014 – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informon se të mërkurën, më 12 nëntor 2014, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do të bëhen punime.
Për të garantuar kushte sigurie gjatë punimeve do të hiqet tensioni nga nënstacioni Laç1.
Do të stakohet L 110-13 në nënstacionin Fushë-Krujë.
Do të stakohet L 110 -2, dhe L 110 -2/1 Ulëz-Laç1-Kashar.
Do të hapet thika e L 110 – 36 në nënstacionin Laç1, pastaj do të kyçet në nënstacionin Laç2 per t’u furnizuar me energji nënstacioni Fushë-Kuqe (çelësi L 110-36 në Laç2 është kthyer në gatishmëri).
Gjatë kryerjes së punimeve në nënstacionin Laç1, pa energji do të jenë nënstacionet Laç1 dhe Mamurras.
Për pak minuta do të jenë pa energji nënstacionet Fushë-Kuqe, Fushë-Krujë, Krujë dhe Rrilë sa të kryhen manovrimet.
/përg. th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





