· Përqindjen më të madhe në komplikacione e zë missed abort (kur indet embrionike dhe placentare jane në mitër, por embrioni nuk ka rrahje të zemrës, ose nuk është formuar kurrë)
DURRËS, 11 nëntor 2014 – Diabeti në shtatzëni njihet si një nga patologjitë më të rëndësishme të gruas në periudhën e 9-mujorit të shtatzënisë së saj, për vet rëndësinë që ka ajo në shëndetin e nënës dhe në zhvillimin fetal.
Studimi “Incidenca e komplikacioneve të 3-mujorit të parë në shtatzënitë diabetike në spitalin rajonal të Durrësit”, i realizuar nga mjekët e njohur Migenë Prifti dhe Arben Haxhihyseni, ka përfshirë 3 130 gra të përzgjedhura në mënyrë rastësore shtatzëna të paraqitura për ekzaminim pranë spitalit rajonal të Durrësit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë se tyre.
Sipas abstraktit që paraqesin autorët, përqindjen më të madhe në komplikacione e zë missed abort (kur indet embrionike dhe placentare janë në mitër, por embrioni nuk ka rrahje të zemrës, ose nuk është formuar kurrë).
Studimi është prospektiv dhe është ndjekur deri në përfundimin e shtatzënive si dhe ekzaminimet e para të fëmijës së porsalindur.
Mjekët thonë se u vu re që numri i grave me intolerancë të dëmtuar të glukozës, pra me glicemi esëll mbi 97 mg/dl kapte një përqindje të konsiderueshme:
missed abortnë 6.6 për qind të rasteve në total;
blighted ovum(vezëza qorre kur embrioni nuk arrin te formohet) 6.3 për qind;
abort rekurent(humbja e tri ose më shumë shtatzënive të njëpasnjëshme, para arritjes së jetueshmërisë së fetusit) 8.7 për qind.
Shënim: Sqarimet në kllapa janë të “Dyrrah”-ut.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





