DURRËS, 11 nëntor 2014 –  Nëse për ndërhyrje të ashpra në ndeshje të futbollit do të ekzistonte ndëshkimi me burgosje, atëherë kjo do të përcillej me dënim të përjetshëm.

Futbollisti i FC Aarau, Sandro Wieser bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj një futbollisti kundërshtar në duelin kundër Zurichut në kuadër të Kampionatit zviceran.

Nëse shikojmë xhirimet e përsëritura atëherë pa dyshim se do të pajtohemi që vetëm kartoni i kuq është dënim i pamjaftueshëm për një ndërhyrje të tillë.