DURRËS, 11 nëntor 2014– Teuta po vijon të ushtrohet sistematikisht. Skuadra e drejtuar nga tekniku Lika po përpiqet ta hedhë pas krave humbjen e papritur që pësoi të shtunën e kaluar nga Elbasani në "Niko Dovana". Pavarësisht se humbën një rast shumë të mirë për të siguruar tre pikë, "djemtë e detit" nuk preferojnë të bëhet dramë humbja ndaj verdhezinjëve. Sipas tyre, e shtuna ishte një ditë e errët për të gjithë skuadrën dhe vetëm kaq, prandaj erdhi edhe ajo humbje. Para në këndvështrim më të gjërë, humbja nuk erdhi si pasojë e paraqitjes së dobët, pasi skuadra krijoji një volum tejet të lartë loje dhe e kërkoi deri në minutën e fundit rezultatin, por si pasojë e dy gabimeve në mbrojtje. Askush nuk kishte menduar për një humbje ndaj verdhezinjëve, të cilët Teuta i shkatërroi gjatë fazës së parë me një rezultat tejet të thellë. Pas dy fitoreve radhazi, skuadra dhe ambjenti ishin përgatitur për një tjetër sukses, që do t'i rriste pozitat "djemve të detit" jo vetëm në aspektin moral, por edhe në atë të klasifikimit. Ky hap i gabuar i durrsakëve u dha mundësi elbasanasve për të parë dritë në fund të tynelit dhe në të njëjtën kohë u mban shpresat gjallë për të mbijetuar mes më të mirave edhe për sezonin e ardhëshëm, ndonëse ka ende shumë rrugë për të përshkuar. Sa i përket volumit të lojës, skuadra e Teutës vjen gjithnjë e në rrijte, por duke marë shembull ndeshjen e fundit lojtarëve u lidhen këmbët kur i afrohen zonës kundërshtare dhe janë shumë konfuz për të penetruar sferën drejt portës. "Djemtë e detit" qajnë tre pikët, rastet e humbura dhe gabimet në mbrojtje, në përballjen me Elbasanin, humbje, e cila zhgënjeu përveçse ekipit edhe tifozerin durrsake që ishte tejet e entuziazmuar para ndeshjes, pasi kishin krijuar iluzionin se skuadra e tyre do ta siguronte shumë kollaj fitoren. Ecuria e valëzuar kërkon urgjentish zgjidhje dhe pauza disaditore e kampionatit, për shkak të angazhimeve të skuadrave kombëtare, është "ilaçi" ideal për të kaluar me sukses këtë ngërç, në drejtim të rezultateve dhe gjetjes së ritmit. Krahas të tjerave, shkak për këtë situatë është janë edhe dëmtimet e shumta që kanë prekur skuadrën, sidomos dy lojtarët kosovarë të linjës së djathtë Shabani dhe Krasniqi, të cilët çeduan në përballjen me Elbasanin. Kohët e fundit lojtarët e sipërpërëndur kanë vuajtur nga dëmtimet dhe realisht nuk i kanë kaluar ende. Shabani dhe Krasniqi luajnë të sforcuar, pasi nuk janë në 100% të formës së tyre fizike. Gjithsesi, durrsakët po përpiqen ta hedhin pas krahve humbjen dhe janë fokusuar totalisht në përgatitje për ndeshjet e radhës. Në kampin durrsak janë të sigurt se skuadra do të bëjë autokritikë në dy ndeshjet e radhës. Teutën e presin dy sfida të vështira dhe mjaftë deçizive për ecurin e saj gjatë këtij sezoni. Sidomos ndeshja e kthimit për kupën e Shqipërisë ndaj Apolonisë, konsiderohet si ndeshja e sezonit, pasi durrsakët e shikojnë një mundësi të mirë këtë kompeticion për të arritur objektivin kryesor që është prerja e një bilete për në kupat e Europës. "Djemtë e detit" humbën në përballjen e vajtjes në "Loni Papuçiu" të Fierit kundar vendasve me rezultatin e ngushtë 2-1, rezultat të cilin e konsiderojnë të mundur për t'u përmbysur në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në "Niko Dovana" pak ditë më vonë.