DURRËS, 11 nëntor 2014– Quhet virusi i algave dhe është shkaktari i budallallëkut tek njeriu. Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh amerikanë. Virusi i algave nuk ishte observuar kurrë më parë tek truri i njerëzve të shëndetshëm dhe u zbulua që prekte funksione konjitive të tilla si përpunimi visual apo nocioni i hapësirës. Ky zbulim interesant u realizua nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Nebraskas, SHBA, teksa po zhvillonin një tjetër studim në lidhje me mikrobet në fyt. Studiuesit zbuluan se AND-ja që gjendjej në fytin e njerëzve të shëndetshëm ishte e njejtë me atë të një virusi. Në studim morrën pjesë 90 persona dhe 40 prej tyre rezultuan mbartës të algave. Pas kësaj u vu re ata që rezultuan pozitiv performonin shumë më keq në teste të dizenjuara për të matur procesimin visual dhe nocionin e hapësirës. Ndonëse trupi njeriut përmban shumëllojshmëri bakteresh dhe fungi, studimi nxorri në pah se mikrobe specifike mund të kenë efekte negative tek përpunimet konjitive.





