Durrës. Vetëvritet adoleshenti Franko Lala, u hodh nga kati i tretë
DURRËS, 9 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së qarkut Durrës-Krujë njofton se një 17 vjeçar, Franko Lala, ka gjetur vdekjen në mbrëmjen e së shtunës, 8 nëntor 2014, pasi u hodh nga banesa e tij në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
Policia vendore thotë se i ndjeri është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së tij.
U dërgua menjëherë, në orën 18.30, në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Blutë thonë se adoleshenti ka pasur probleme me depresionin dhe është orvatur disa herë të vetëvritet.
Policia po punon për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Evazioni fiskal me miliona euro i “Bankers Petroleum”, dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë në SPAK për zbatim të masës së sigurisë
Konflikti në Hormuz, çfarë po ndodh me çmimin e naftës?
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…
Evazioni fiskal me miliona euro i “Bankers Petroleum”, dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë në SPAK për zbatim të masës së sigurisë





