DURRËS, 7 nëntor 2014–  Është një fakt më se i njohur kriza ekonomike që ka përfshirë shtetin fqinjë, Greqinë. Megjithatë, grekët nuk heqin dorë nga shijimi i kulturës, historisë dhe antikitetit. Nëse qytetarët janë të pajisur me një kartë papunësie nga OAED, do të kenë hyrje falas në çdo muze të Greqisë, apo ambjente kulturore –muzeume, natyrisht në zonat e mbrojtura të lashtësisë greke.

Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekonomisë ua mundësojnë këto vizita, qoftë vendasve, qoftë qytetarëve të ligjshëm të Greqisë. Ata mund të hyjnë falas në ambjentet historike e kulturore, nëse kanë pikërisht, kartë papunësie të rinovuar nga OAED. Vendimi është i përbashkët ministror, publikuar në Fletoren Zyrtare (FEK) me nr 1318/23-05/14.

/përshtati g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/