DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Segmente të Prokurorisë së Përgjithshme afër opozitës janë në siklet për faktin se autori i dyshuar i masakrës së pub-it të Tiranës me 4 viktima, Kostandin Xuvani, ishte nën mbrojtjen e PD-së në Lazarat.

Gjithë zhurma që u bë kundër aksionit për shkatërrimin e “principatës”

blu të Lazaratit dhe për krimin e rëndë të Tiranës, janë një përpjekje të dëshpëruara për të mbyllur implikimin e KLD-së dhe krerëve të PD-së, thonë burime nga organi i akuzës.

Në prokurori janë në dilemë nëse duhet thirrur si dëshmitar kryetari i komunës së Lazaratit z. Dasho Alikaj për lidhjet e tij të supozuara me rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve dhe djalin e ish-deputetes së PS-së qysh në kohën kur opozita aktuale ishte në pushtet.

Ndërkohë janë mobilizuar opinionistë afër PD-së dhe të mirëpaguar nga medie në shërbim të ish-shumicës, deri dhe një nip ish-sekretari të KQ të PPSH, që tjerrin e tjerrin hartime kundër familjes Xhuvani.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/