DURRËS, 7 nëntor 2014 – Franca do të jetë me yjet e saj për përballjen e 14 nëntorit me Shqipërinë, e cila do të luhet në stadiumin Route de Lorient në Ren. Trajneri i bluve Didier Deschamps publikoi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për takimin me kuqezinjtë dhe atë të 4 ditëve më vonë kundër Suedisë. Përballë kuqezinjve Franca do të paraqitet me yje të njohur në arenën botërore, si Karim Benzema, Paul Pogba, Antoinne Griezman, Cabaye, Raphael Varane, Sagna e Hugo Lloris. Përvec yllit të Bajernit Franck Ribery i cili ka deklaruar tërheqejen nga kombëtarja duke u bërë dhe objekt polemikash e vetmja mungesë për sa i përket emrave të rëndësishëm është ajo e Patrice Evra i cili është i dëmtuar , po ashtu si Sakho, Mathieu, Kooscielnym e Debuchy. Deschamps ka përjashtuar nga lista Layn Kurzaëa të Monaco, ndërkohë që për të përballur mungesat në mbrojtje , ka afruar për dy përballjet e rradhës me gjelat Perrin, Benoit Tremulinas të Sevillas, si dhe Yanga-Mbiëa të Romës, për sa i përket repartit të avancuar risia e Deschamps është sulmuesi i Lionit, Alexandre Lacazzete i cili po kalon një formë të mirë në Ligue 1. Përballja mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet në 14 nentor, ndërkohë që FSHF në faqen e saj zyrtare në internet njofton se pranë saj janë ende në shitje biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë që ndahen në dy kategori të ndryshme me cmimet respektive 15 dhe 65 euro.
Franca luan me yjet ndaj Shqipërisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





