DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se, më 6 nëntor 2014, komisariati i Durrësit në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSHEE) organizuan disa kontrolle në ish-Kënetë.

Këtu u konstatuan tri raste të vjedhjes së energjisë elektrike me anë të kabllove të lidhura drejtpërdrejt në shtyllat e tensionit.

Me këtë rast u arrestuan në flagrancë A. K., A. P. dhe S. Xh., të tre banorë të lagjes 15 të qytetit të Durrësit.

Fotot: Policia e Shtetit, Durrës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/