Xhuvani jep alibi për krimin, por policia ka filmimet
DURRËS, 6 nëntor 2014 – “Unë nuk di farë çfarë ka ndodhur e kush është vrarë. S'kam qenë fare aty, kam qenë tek Brryli duke blerë duhan”. Ky është pohimi i parë që Kostandin Xhuvani ka dhënë para hetuesve që e merrnin në pyetje, njofton gazeta “Panorama” që ka zbardhur detaje nga të dhënat e grupit hetimor sipas të cilave Xhuvani ka tentuar të mohojë përfshirjen e tij në krim.
I akuzuari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim tjetër, madje mësohet se deri tani nuk ka zgjedhur as avokat. Mësohet madje se Xhuvani ka refuzuar të firmosë edhe dokumentet që policia i ka paraqitur përpara.
Por burime nga grupi hetimor thane, se përveç provave të pakontestueshme që e përfshijnë në krim, po verifikohen edhe pamjet filmike që janë sekuestruar, ku lëvizjet e tij duken qartësisht në pjesën jashtë lokalit. Bëhet fjalë për pamje filmike të kamerave të semaforit, përballë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, të përfshira tashmë në dosjen e prokurorisë.
Edhe shoku i tij i arrestuar, Erald Sina ka zgjedhur të njëjtën strategji, duke përdorur alibinë për momentin e krimit. Erald Sida, ka pohuar se nuk ishte në lokal kur kanë ndodhur vrasjet dhe nuk e di kush ka qëlluar. Por ky version bie poshtë, pasi sipas të dhënave që disponon grupi hetimor, Sida është larguar me një femër 30 minuta para vrasjeve, por është kthyer sërish, vetëm pak çaste se të ndodhte ngjarja dhe ka qenë i pranishëm në lokalin ku ndodhi krimi.
/lapsi.al/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpërthen hantavirusi në një anije turistike, 3 të vdekur, disa të infektuar
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin të miturit: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin
Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën
Reagim nga KSHM për shkeljet e etikës në raportimin e ngjarjes së Durrësit: Vdekja dhe makabriteti nuk duhet sensacionalizuar





