“Komunistët”: Eshtrat e Enverit me shokë në Varrezat e Kombit
• Organizata botërore “Internacionalja Komuniste S. H. (Staliniste-Hoxhaiste /Enveriste)” nuk njeh asnjë nga grupimet shqiptare “komuniste-enveriste”, për shkak të bashkëpunimit me “shërbëtorët e borgjezisë”, sikurse i ka cilësuar diktatori partitë “demokratike” apo “socialiste”
DURRËS, 6 nëntor 2014 – Në prag të 29 nëntorit, 70-vjetorit të çlirimit, disa nostalgjikë të komunizmit, thjesht për të fituar kapital politik, i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të rikthejë në Varrezat e Kombit disa nga figurat e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në një prononcim të 6 nëntorit 2014 për gazetën “Sot”, sekretari i parë i komitetit qendror i së njërës prej partiçkave komuniste, të vetëquajtur “Partia e Punës e Shqipërisë”, Muharrem Xhafa, deklaroi:
“Nuk ka kurrë vlerësim të LANÇ nëse heronjtë që e udhëhoqën këtë luftë, duke nisur nga komandanti Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi, Hysni Kapo, Myslim Peza dhe Gogo Nushi nuk rikthehen në Varrezat e Dëshmorëve, atje ku e ishin sepse kanë udhëhequr luftën. Kështu do të korrigjohet një njollë e zezë e asaj qeverie fashiste që i zhgroposi dhe i degdisi brenda natës, siç bëjnë hajdutët. Ndërsa të tjerë, ballistë, profashistë nuk e kanë vendin në Varrezat e Dëshmorëve”.
Një organizatë botërore që e quan veten “Internacionalja Komuniste S. H. (Staliniste-Hoxhaiste /Enveriste)” nuk njeh asnjë nga grupimet shqiptare “komuniste-enveriste”, për shkak të bashkëpunimit me “shërbëtorët e borgjezisë”, sikurse i ka cilësuar diktatori partitë “demokratike” apo “socialiste”.
Të njëjtin mendim me ndërkombëtarët “e kuq” ndan dhe sekretari i parë komitetit të PK të Durrësit, Nikollë Prenga.
Info
Një formacion radikal dhe i krijuar në vitin 2009 në Gjermani, mban emrin “Partia Komuniste Staliniste-Hoxhaiste (Enveriste) e Botës”.
E themeluar në përvjetorin e 90-të të Internacionales Komuniste të Leninit, Partia Komuniste Staliniste- Hoxhaiste e Botës quhet dhe Internacionalja Komuniste S.H. (s-h: akronim për “staliniste-hoxhaiste”).
Por asnjë nga grupimet shqiptare komuniste që dalin me flamurin e Enver Hoxhës nuk njihet nga internacionalja komuniste staliniste-hoxhaiste.
Madje, nuk përfillet as PPSH e riorganizuar, ku aderojnë dhe bashkëshortja dhe një nga djemtë e e “klasikut”, Nexhmije e Ilir Hoxha.
Te stalinistë-enveristët botërorë ekziston mendimi se enveristët shqiptarë, të vetëshpallur si të tillë, janë anti-enveristët më të rrezikshëm.
Komunistët shqiptarë e epokës pas-komuniste, deri dhe ish-kryetarë shoqatash të vullnetarëve të Enverit, kërkojnë të hyjnë në pushtet, duke konkurruar për deputetë, kryetarë njësish vendore, këshilltarë, madje duke bërë aleancë me të djathtën.
Krerët e partiçkave komuniste shqiptare kanë akuzuar njëri tjetrin si të korruptuar, provokatorë të shërbimeve sekrete të pushtetit të djathtë etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpërthen hantavirusi në një anije turistike, 3 të vdekur, disa të infektuar
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon shkolla ku mësonin të miturit: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin
Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën
Reagim nga KSHM për shkeljet e etikës në raportimin e ngjarjes së Durrësit: Vdekja dhe makabriteti nuk duhet sensacionalizuar





