DURRËS, 4 nëntor 2014–  Lady Gaga sigurisht që nuk ka komplekse që të tregojë sa më shumë nga trupi i saj. 28 vjeçarja i la pak vend imagjinatës teksa vendosi të performonte tërësisht topless gjatë koncertit të saj në Vjenë, Austri. Këngëtarja ekscentrike, e cila ishte në Austri në kuadër të turit të saj botëror ‘artRave: The ARTPOP Ball’ ishte po aq ekstravagante edhe në pjesën e poshtme, ku kishte veshur vetëm një palë geta rrjetë që i nxirrnin në dritë të mbathurat mikroskopike.