Avioni qeveritar që transportonte kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë një ulje emergjente në Ankara gjatë rrugës për në Armeni.
Sipas të dhënave nga qeveria spanjolle, shkak i devijimit të fluturimit ka qenë një problem teknik i papritur në avion. Ekuipazhi ka marrë vendimin për ulje si masë sigurie.
Avioni është ulur pa probleme dhe nuk raportohet për të lënduar.
Delegacioni spanjoll ndodhet aktualisht në Ankara, ku po ndiqen procedurat për situata të tilla dhe po kryhen kontrollet teknike në mjetin fluturues.
Autoritetet po punojnë për të rregulluar defektin dhe për të mundësuar vijimin e udhëtimit drejt Armenisë sapo të konfirmohet siguria e plotë.
Pedro Sánchez ishte nisur për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku diskutohen çështje të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe energjisë.





