DURRËS, 4 nëntor 2014– 60-vjetori i Mario Testinos për pak sa nuk u kthye në një ring boksi me protagonist të dashurin e këngëtares së famshme Rita Ora. I dashuri i Ritës, Ricky Hill është zënë me grushta me një tjetër pjesëmarrës në ditëlindje, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Një burim për “Mirror” ka zbuluar se Rita dhe Ricky ishin të ftuar dhe të mirëpritur nga Mario për ditëlindjen e tij, por një prej të ftuarve ka filluar të ngacmojë Ricky-n, deri sa ky i fundit nuk duroi më dhe i dha atij një grusht. Pas këtij episodi Ricky është larguar për disa orë nga festa dhe është rikthyer vetëm kur mysafiri tjetër ishte larguar. “Një ngjarje mjaft e turpshme” – ka thënë për “Mirror” i njëjti burim. Ndërsa Rita ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth incidentit.