DURRËS, 3 nëntor 2014– Java 11-të e Kategorisë Superiore dhuroi 4 fitore, 3 prej të cilave nga skuadrat udhëtuese dhe 1 barazim pa gola në ndeshjen më të rëndësishme të saj. Por java e dytë e fazës së dytë do të mbahet mend edhe si java ku janë regjistruar më shumë kartona të kuq, plot 6, katër prej të cilëve në sfidën Vllaznia – Teuta. Në Vlorë, Flamurtari nuk arriti të bënte kthesën e shumëpritur, duke marrë vetëm një pikë ndaj Tiranës kryesuese, të cilës pika e marrë në një transfertë të vështirë i rri mirë. Ndalesa e vogël e 24 herë kampionëve shfrytëzohet nga Partizani, që pas 990 minutash kampionat merr kreun i vetëm, falë rezultatit të familjarizuar 1-0 ndaj Apolonisë. Një sukses që i vendos të kuqtë në krye të kampionatit pas një mungese të gjatë në këtë pozitë dhe formacioni i Shpëtim Duros mund të ëndërrojë për titullin numër 16. “Elbasan Arena” vijon të jetë një fushë e huaj për vendasit të cilët u thyen nga Kukësi falë dy golave të Pejic. Verilindorët kanë lënë pas periudhën e errët dhe janë kthyer tashmë në garë për titullin duke qenë vetëm dy pikë larg kreut. E lehtë rezultoi transferta e Laçit për Skënderbeun, që përfitoi nga mungesat e kurbinasve për të triumfuar duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, që është dhe ecuria më e mirë e deritanishme këtë kampionat për ta. Humbja e bardhezinjve i lë ata të distancuar me kreun por gjithsesi në garë për të arritur objektivat. Sfidën direkte midis skuadrave për mbijetesë në “Loro Borici” midis Vllaznisë dhe Teutës e fitojnë vendasit, duke i kthyer reston shkodranëve për atë humbje në shtëpi në fazën e parë. Në këtë 90 minutësh pa praninë e tifozëve u vu re tensioni te futbollistët pasi nga gjyqtari dolën plot 4 kartona të kuq, nga dy për secilën skuadër.
Java e 11-të rekord kartonash të kuq
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…





