DURRËS, 3 nëntor 2014 –  Një i ri në Brianinë e Madhe ka krijuar një mjet me një rrotë të vetme, të cilin e kontrollon me anë të mendjes. Krijuesi i këtij “automjeti” të veçantë është 24 – vjeçari Pretom Chakraborty Birmingham. Chakraborty e kontollon këtë mjet duke dërguar impulset e trurit tek smartphone – i i tij. Këtë proces ai e bën me anë të një palë syzeve speciale me Bluetooth dhe një aplikacioni. Siç raporton britanikja Metro, 24 – vjeçari e krijoi mjetin në fjalë pasi u frymëzua nga filmi Wall- E.