DURRËS, 3 nëntor 2014 – Nëse dëshironi të dini se kur do të vdisni, tashmë ekziston një aplikacion për këtë.
Quhet Deadline dhe përdor algoritmet sëbashku me teknologjinë e iPhone- it që monitoron shëndetin, për të parashikuar vdekjen. Ky aplikacion kontrollon të dhënat e shëndetit tuaj që mundësohen nga modelet më të rinj të iPhone- ve, siç është koha që keni ecur gjatë një dite dhe numrin e shkallëve që keni ngjitur dhe më pas ju kërkon që të plotësoni një kuic mbi stilin e jetesës që bëni. Pas kësaj, përdoruesi pajiset me një orë e cila numëron mbrapsht dhe që del në ‘lock screen’ e telefonit, për t’ju kujtuar gjithnjë se jeni të vdekshëm.
Ndonëse për shumë ky aplikacion mund të duket “idiotësi”, për disa të tjerë mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për t’i motivuar ata që të bëjnë me shumë ushtrime fizike apo të kalojnë më shumë kohë me njerëzit e dashur.





