DURRËS, 3 nëntor 2014– Nga se ruhet dhe ka frikë Edi Rama. Vila e tij po ndërtohet si bunker, pa dritare dhe me material anti-tank. Firma sipërmarse ka porositur materiale ndërtimi në Moskë për betonin blindues dhe rezistent ndaj raketave.
Kanë nisur punimet që po kryhen nga Edi Rama dhe e shoqja,
Linda, për ndërtimin e një vile luksoze në Dajt. Në foto ju shikoni pamje nga themelet e ndërtesës me një stil gjoja modern por në të vërtet po ndërton mega bunker. Një tunel i nëndheshëm, me distancë 400 metra po punohet poshtë bunkerit. Ndërtimi i vilës vjen ndërsa ka një varg polemikash dhe replikash mes PD e PS dhe familjes së kryeministrit, plot akuza për korrupsion.
Ish- kryetari i Bashkisë së Tiranës për 11 vjet, Edi Rama, kishte deklaruar se nuk kishte banesë. Në ILDKP, pasuria e tij ishte deklaruar në shumën 3 mijë euro. Kurse para pak ditësh, z.Rama njoftoi se bashkë me të shoqen po ndërtojnë një shtëpi të re. Shtëpia e re e çiftit Edi dhe Linda Rama, po ndërtohet në fshatin Surrel të komunës së Dajtit.
Vila është e konceptuar me dy rrathë 11 këndorë, dhe po ndërtohet në njërën nga parcelat e tokës që Linda Rama bleu pak kohë më parë. Banesa e re e çiftit Edi dhe Linda Rama është një ndërtim futurist mes mijëra ndërtimeve të komunës së Dajtit. Eco-banesa është e konceptuar me dy rrathë identikë 11 këndorë që shohin Dajtin. Tendenca e ndërtimit të kësaj shtëpie është që të respektohet aspekti ekologjik dhe pritet të përfundojë brenda gjashtë muajve në vazhdim. Aktualisht cifti Edi dhe Linda Rama jetojnë në një apartament pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
/index.al/





