DURRËS, 3 nëntor 2014–  Gjykata e Trevizos la të lirë tre nga pesë hajdutët e arrestuar, që kishin kryer një seri vjedhjesh e grabitjesh në qytezën e Koneljanos (Conegliano) në Rajonin e Venetos si edhe në zonat e afërta. Shqiptarët e liruar nga gjykata janë:

Sirjan Brahelika, Alfred Kadiu, Genci Hysbajrami të moshave 20-30 vjec. Ata kanë edhe precedentë për krime ndaj pronës. Në burg mbeti Blenar Gjinaj, sepse u njoh nga viktima e një grabitje të tij në qytezën e Santa Luçia di Piave-s. Një shqiptar i pestë po ashtu mbeti në burg, sepse ju gjetën në garazh 130 gramë kokainë e pastër.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/