DURRËS, 2 nëntor 2014–  Prej 6 mujash nuk ekzistonte më profili i këngëtares Rihanna në Instagram, pasi ishte censuruar për shkak të fotove nudo që ajo publikonte vazhdimisht. Pikërisht sot me datën 2 nëntor, këngëtares i është rikthyer llogaria e saj në këtë rrjet social. Në Insagram ajo ka rreth 12. 8 milion ndjekës, të cilët përgjatë gjithë kësaj kohe kanë shprehur dëshpërimin e tyre në lidhje me mbylljen e llogarisë së saj. Por pavarësisht kësaj fansat tashmë janë shumë të lumtur që ikona e tyre e muzikës iu rikthye Instagramit, pasi në këtë mënyrë ata do të jenë koherent mbi gjithçka ndodh rreth saj.