DURRËS, 2 nëntor 2014– Mos ndoshta ndonjë argjentinas u ka bërë magji? Apo mos Botërori iu ka rënë në kokë?… Mediat gjermane flasin për mallkim pasi sapo "Pancerat" fituan Kupën e Botës disa prej yjeve të ekipit u ndanë nga të fejuarat e tyre. I pari ishte Bastian Schëeienteiger. Kapiteni i Gjermanisë, i cili ishte në një lidhje prej disa vitesh me modelen Sarah Brandner, e la për tu bashkuar me tenisten serbe Ana Ivanoviç. Bavarezi u ndoq nga Mesut Ozil. Disa javë më parë ish shoku i tij i skuadrës Christian Lell e akuzoi publikisht se e dashura e tij e kishte tradhëtuar me ish madrilenin. Pas kësaj e dashura e Ozil Mandy Capristo vendosi të lerë shtëpinë e çiftit në Londër. I fundit në rradhë është portieri Manuel Neuer. Gardiani i Bayern Munchen është ndarë nga e fejuara e tij prej disa vitesh Kathrin Gilch. Përsa i përket lajmeve të mira, lidhja e Sami Khediras me Lena Gercke dhe Mario Gotzes me Ann Kathrin vazhdojnë të jenë të forta si më parë.
“Mallkimi” i Botërorit për partneret e Gjermanisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
Interi fiton zyrtarisht titullin kampion në Itali, festë zikaltër në Milano
Avioni i kryeministrit spanjoll bën ulje emergjente në Ankara, defekt teknik gjatë fluturimit për në Armeni
Aksidenti tragjik në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit: Nuk meritoj të jetoj, mora në qafë fëmijët, isha i dehur!





