DURRËS, 1 nëntor 2014–  Erion Hoxha, 31 vjec u arrestua nga karabinierët e qytezës së Martinsikuros (Martinsicuro), në Rajonin e Abrucos, natën e Hallouinit. Erioni në vitin 2013 ishte arrestuar për trafik kokaine së bashku me shqiptarët: Ervin Prifti,Hakik Guri, Rrapo Kapllani, Armand Taullau, Florjan Neziri dhe Arian Korosteni.

Gjykata e Apelit e Ankonës e kishte dënuar me Erionin me 34 muaj burg për drogë. Karabinierët e arrestuan Erionin, që fshihej në qytezën e Martinsikuros, duke zbatuar këtë vendim gjykate. Pas arrestimit, Erjon Hoxha u dërgua në Burgun e Kastronjos (Castrogno).

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/