DURRËS, 1 nëntor 2014 – Një artist nga Maqedonia është bërë edhe më i famshëm nga Kim Kardashian, pasi për të dhe familjen merret me grimin. Fansat e tij janë të shumtë në numër, e ndërsa në Instagram ai na ka bërë të ndihemi krenarë, teksa ka postuar flamurin shqiptar. Mario Dedivanovic, artisti personal i make up-it të Kim Kardashian ka treguar atdhetarizmin e tij. Një poster ku shfaqet Marilyn Monroe e veshur me një bluzë me flamurin shqiptar, ka shkaktuar reagimin e shumë ndjekësve shqiptarë të artistit nga Maqedonia, ku e kanë përgëzuar.





