DURRËS, 1 nëntor 2014 – Modelja serbe Soraja Vuceliç po krenohet me një fotografi me Neymar, ku mendohet se ata janë takuar këtë verë në Ibiza të Spanjës. Po ashtu, mediat serbe shkruajtën se sulmuesi i Barcelonës ka dërguar një avion privat në Beograd, për ta marrë modelen, por e gjitha është një gënjeshtër.
Rreth këtij lajmi ka reagur edhe vetë ylli i Barcelonës, Neymar, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale."Unë shoh se duan të më imponojnë një femër. HAHAHHAHA…", shkruan me ironi braziliani në Twitter.





