DURRËS, 1 nëntor 2014–  Shën Dhimitri është shenjti patron (mbrojtës) i qytetit të Selanikut. Kryebashkiaku Dako në kuadrin e thellimit dhe të forcimit të lidhjeve miqësore midis Durrësit dhe Selanikut, si edhe të lidhjeve personale miqësore me Kryebashkiakun Boutari të Selanikut, shfrytëzoi rastin e ditës së Shën Dhimitrit për të uruar Kryebashkiakun Boutari.

Urimet iu bënë Kryetarit të Bashkisë së Selanikut për t’ia transmetuar banorëve të qytetit, të cilët janë mjaft të lidhur me kultin e shenjtorit Dhimitër. Me gjeste të tilla diplomatike të mirëmenduara forcohen marrëdhëniet midis qyteteve, pavarësisht qarqeve greke, që vuajnë nga një sindromë e spikatur antishqiptare. Theksojmë se z. Boutari, ndonëse rreth të shtatëdhjetave ka një mentalitet të ri, evropian, shumë më liberal e të përparuar se shumica e politikanëve grekë dhe natyrisht se kopeja e dhespotëve ende mesjetarë të Kishës Ortodokse Greke.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/