DURRËS, 31 tetor 2014 –  Kryeministrit z. Edi Rama, si i thonë fjalës, nuk i ndahet shpirti nga vendlindja e gjyshit dhe e të atit, teksa brenda një dite, më 31 tetor 2014, bën dy postime në rrjetin social Face Book për aksionin e INUK-ut që nisi në Durrës më 30 tetor 2014.

“Sezonin tjetër, plazhi i Durrësit do jetë çliruar nga çibanët e Kandaharit e do jetë një hapësirë turistike mesdhetare”.

Shefi i Qeverisë ka publikuar një foto, ku fadroma po prish një lokal, që kishte ngushtuar trotuarin dhe z. Rama bën shënimin:

“Rruga kryesore e plazhit më të madh të Shqipërisë, që është plazhi i vetëm në botë me 50 cm trotuar”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Durrës”/