· Policia e Durrësit njofton vetëm pas dy ditësh vdekjen e banorit të Fushë Krujës, madje pa emrin e plotë
DURRËS, 31 tetor 2014 – Vetëm pas dy ditësh blutë e qarkut të Duttësit kujtohen të njoftojnë se ka vdekur nga një aksident në NIkël një banor i Fushë-Krujës dhe këtë e bëjnë gjysma-gjysma, pa emrin e viktimës dhe pa moshën e të shpallurit në kërkim.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se më 30 tetor 2014 filloi procedimi penal në mungesë për shtetasin G. Bejtja, banues në Larushk Krujë, me leje drejtimi klasit B,C.
Sipas forcave të rendit, më datë 29 tetor 2014, rreth orës 18.00, në fshatin Nikël Krujë, duke drejtuar një Volkswagen Pasat, Bejtja ka aksidentuar me vdekje këmbësorin A. Arra, 37 vjeç banues në Fushë Krujë
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin.
U bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





