DURRËS, 31 tetor 2014– Finacierët e qytezës së Romano di Lombardisë, afër Bergamos arrestuan Genci Hoxhën, 36 vjeç. Këtë qytezë, ku më parë kishte banuar i vëllai, Genci e kishte zgjedhur si vend për tu fshehur, sepse mbi të rëndonte një dënim i Gjykatës së Milanos me 5 vjet e 7 muaj burg. Genci ishte dënuar, sepse në 11 maj 2010 bashkë me Ledion Manin dhe Ardit Gacin kishin rrahur dhe therrur një qytetar rus. Karabinierët, po për këtë krim e kishin arrestuar Gencin për herë të pare, në 18 gusht 2010.
Genci kishte qëlluar me fat, sepse edhe në shtator 2014, ai ishte ndaluar nga karabinierët në një makinë me shofer tunizian, por pasi u kishte treguar një kartë identiteti rumune, të falsifikuar, kishte arritur t’i mashtronte karabinierët. Kësaj rradhe e treta e vërteta, Genci në pranga përfundoi në Burgun e Bergamos.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





