SOFJE, 31 tetor 2014 – “Magjistrali transportues Bari / Brindisi-Durrës / Vlorë-Tiranë-Shkup-Sofje-Burgas / Varna (Korridori 8) siguron një prej lidhjeve më të drejtpërdrejta nga Evropa Jugore dhe Mesdheu nëpërmjet Ballkani në Kaukaz, Azinë e Mesme dhe Lindja e Largët”, kështu deklaroi Ministrja e përkohshme bullgare e Transportit, Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimeve Nikolina Angelkova, deklaroi më 31 tetor 2014, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.
Në një konferencë shtypi znj. Angelkova tha se homologët e saj nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe ajo nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët mbi Bashkëpunimin në përgatitjen dhe ndërtimin e të gjitha objekteve rrugore të Korridorit VIII të Transportit.
Kështu u vendos të premten, në Sofje, më 31 tetor 2014, në hotel Grand, në konferencën “Ballkani: Infrastruktura dhe lidhjet e transportit midis Detit të Zi dhe atij Adriatik”.
Angelkova tha: “Ne ishim të një mendjeje se është e nevojshme të lobojmë para Komisionit Evropian për përfshirjen e Korridorit VIII në rrjetin e transportit të Evropës Qendrore”, ku ishin të pranishëm tre ministra transportit të boshtit Shqipëri-Maqedoni-Bullgari (në foto).
Të tre ministrat ranë dakord zhvillohet ministerial i përvitshëm për t’u informuar mbi projektin, emërimin e një koordinatori të përbashkët dhe krijimin e një grupi pune për të koordinuar veprimet e vendeve.
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto zhvilloi më 31 tetor 2014 një takim pune me Ministren e përkohshme të Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve të Bullgarisë znj. Nikolina Angelkova dhe Ministrin e Transportit dhe Komunikimit të Maqedonisë, Z. Mile Janakieski.
Ky takim zyrtar vjen pas takimit informal të Ministrave të Transportit në Milano, në shtator të këtij viti, ku u kërkua intensifikimi i bashkëpunimit rajonal për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në vendet e Ballkanit.
Të tre Ministrat, u shprehën për rëndësinë e pazëvendësueshme të lidhjeve hekurudhore, jo vetëm si metodë më e shpejtë, më e lirë dhe më e gjelbër transporti, por edhe metodë që garanton uljen e amortizimit të rrugëve nga transporti i mjeteve të rënda.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





