DURRËS, 31 tetor 2014– Shumë ndeshje në pankinë, por Giampaolo Pazzini nuk ka bërë kurrë "zhurmë". Por ajo që nuk qëndron e qetë është bashkëshortja e tij Silvia Slitti, që në Instagramin e saj ka publikuar një mesazh të gjatë, pa iu referuar drejtëpërdrejtë teknikut të Milanit Filippo Inzaghi, të cilit i kërkon më shumë minuta për bashkëshortin e saj. "Atëherë, le të themi se matematika nuk ka qënë pika ime e fortë. Supozojmë se jepen 9 mundësi një personi për të treguar a e mban vendin e punës dhe se sa është i aftë dhe çdo herë pas 3,8 minutash i thuhet "mjaft me kaq". Dhe unë pyes nëse ky person është i zoti apo jo? Ose nëse do të kishte 30, 45 apo 90 minuta apo do të ndryshohej mendim? Dhe nëse ai njeri nuk bërtet apo bën skena të ndryshme, por vazhdon të qëndrojë serioz a nuk është mëkat që atij ti tregohej pak më shumë besim për të parë nëse mund të bëjë gjëra të mëdha? Më vjen keq që në Itali meritokracia e famshme nuk ekziston kurrë", shkruhet në mesazhin e bashkëshortes së Giampaolo Pazzinit.





