DURRËS, 31 tetor 2014–  Trajneri i Borussias së Dortmundit, Jurgen Klopp lëshon vrer ndaj rivalëve të Bayernit, në prag të përballjes së nxehtë të “Allianz Arenas”. Sipas 47-vjecarit, kryesuesit e Bundesligës do ta paguajnë shtrenjtë sjelljen e tyre, duke iu referuar deklaratave të drejtuesve bavarezë se janë të interesuar për shërbimet e Marco Reus. Sipas Klopp qëndrimi i rivalëve të Bayernit nuk është aspak “fair”, në një moment të vështirë të Borussias, që aktualisht renditet në vendin e 15-të, me vetëm 7 pikë në 9 ndeshjet e para të kampionatit. “Në një periudhë ku të dyja skuadrat janë në krye të klasifikimit, është madje dëfryese t’u përgjigjesh të gjitha pyetjeve, por asgjë nga ato që po ndodhin tani nuk është e drejtë. Jemi në një pozitë aspak komode, dhe sigurisht që na shqetësojnë shumë provokimet e tyre, por nuk ia vlen më të flasësh për këtë çështje. Gjithsesi unë mendoj se jeta është e gjatë: kush sillet keq sot, do ta marri reston në të ardhmen. Për momentin ne duhet të kemi një sjellje të mirë, sepse nuk jemi në krye.” Lufta e deklaratave duhet se do të vazhdojë deri në momentin kur dy skuadrat që kanë dominuar në futbollin gjerman vitin e fundit, të përplasin brirët në “Allianz Arena” këtë të shtunë në orën 18:30.