DURRËS, 31 tetor 2014–  Droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që fluturoi mbi stadiumin "Partizani" të Beogradit gjatë ndeshjes Eleminatore për Euro 2016 Serbi-Shqipëri, është kthyer në modë në mbarë botën. Policia angleze është vënë në alarm pasi i frikësohet faktit se, gjatë derbit të Manchester mes Cityt dhe United, ndonjë tifozë mund të lëshojë dronin mbi stadiumin "Etihad", shkruan tabloidi britanik "Daily Mail". Pak ditë më parë një tifoz u arrestua pasi lëshoi një fluturake gjatë ndeshjes së Premier League Manchester City-Tottenham. City-United ka qënë gjithmonë një derbi plot tensione, por policia angleze ka marrë masa të rrepta sigurie për të siguruar një ndeshje të qetë dhe pa probleme.