DURRËS, 31 tetor 2014 – Bashkia e Durrësit publikon listën me 622 fituesit e fazës së parë të aplikimit për banesa sociale (kliko poshtë faksimilet).
Bashkia thotë se, me miratimin dhe publikimin e kësaj liste nga komisioni i strehimit, në zbatim të kritereve të sistemit të pikëzimit të miratuara me vendimin e këshillit bashkiak nr. 189, datë 18.3.2014, aplikimet konsiderohen të mbyllura dhe asnjë aplikim nuk do të pranohet.
Çdo person i interesuar mund të paraqesë kërkesë me shkrim për sqarim pranë bashkisë së Durrësit, zyra e marrëdhënieve me publikun, brenda 7 ditëve nga data e miratimit të kësaj liste. Komisioni i strehimit do të bëjë publike përgjigjet përkatëse të kërkesave për sqarim më datë 10.11.2014, ora 13.00.
Personat e shpallur fitues ftohen të tërheqin pranë PIU-t formularin e fazës së dytë të aplikimit.
Personat që janë pjesë e kësaj liste të miratuar nga komisioni i strehimit duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, në formën e kërkuar, pranë bashkisë së Durrësit, zyrat e PIU-t, brenda 15 ditëve nga data e miratimit të kësaj liste.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit sipas pikës 4 përfundon më datë 14.11.2014.
FAZA E DYTË E APLIKIMIT
Ndërsa për fazën e dytë të aplikimit duhen këto dokumente shoqëruese për aplikimin për banesa sociale
I. Gjendja familjare:
Certifikata familjare aktuale e aplikantit (origjinale).
Kopje e dokumenteve të identifikimit (kartë indentiteti ose pasaportë) për çdo pjesëtar të familjes.
Vërtetim që vërteton se jeni banor në njësinë administrative ku është paraqitur kërkesa.
Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari, vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës (origjinale ose e noterizuar).
Vërtetim punësimi nga punëdhënësi për çdo pjesëtar të punësuar ne institucionet shtetërore, ku cilësohet pozicioni i punës dhe paga e përfituar (neto) sipas kolonës 4 të nenit I të deklaratës. Vërtetimi duhet të shoqërohet me fotokopjen e librezës se punësimit dhe vërtetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore (origjinal).
Vërtetim punësimi nga punëdhënësi për çdo pjesëtar të punësuar apo vetëpunësuar në sektorin privat, ku cilësohet pozicioni i punës dhe paga e përfituar (neto) sipas kolonës 4 të nenit I të deklaratës. Vërtetimi duhet të shoqërohet me fotokopjen e librezës se punësimit dhe vërtetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore (origjinal).
Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili deklaron të ardhurat peër personat e dalë në pension (origjinal).
Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në të cilin përcaktohen të ardhurat për çdo pjesëtar tjetër të familjes të aplikantit sipas certifikatës familjare (origjinal).
II. Statusi i strehimit
Vërtetim nga ALUIZNI që aplikanti apo çdo pjesëtar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese (origjinal).
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtëpisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij (origjinal).
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjesëtarëve të saj (origjinal).
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së çdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi (origjinal)
Nëse është me qira, kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e noterit.
Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.
Në rastin e çifteve të reja, certifikatë martese dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale
Në rast lëvizjeje për arsye punësimi, vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme e vendit të origjinës, që në emër të aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund të përdoret si banesë.
III. Të ardhurat e familjes
Dokument nga organet e taksave dhe ato të Sigurimeve Shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjesëtarëve të familjes është i vetëpunësuar.
Vërtetim i punësimit të rastit (orët e punës dhe të ardhurat për një vit).
Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Ndihmës dhe Kujdesit Bashkiak për pjesëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.
Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.
Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.
Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:
1. Dypunësim
2. Emigracion
3. Pasuri e patundshme
4. Të tjera
IV. Kërkesë e veçantë për statusin e një prej pjesëtarëve të familjes
Dokumentacionin zyrtar që verifikon statusin:
I verbër i grupit të parë
Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
Invalid i punës
Invalid i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare
Jetim
Anëtar i komunitet rom
Anëtar i komunitetit egjiptian
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





