DURRËS, 30 tetor 2014– Nëse jeni mbi të 30-tat dhe jeni lodhur së dëgjuari njerëzit t’ju thonë se duhet të ishit bërë nënë më parë le ti marrin mbrapsht fjalët. Një studim i një Universiteti Mjekësor në Boston ka zbuluar se gratë të cilat mund të lindin në mënyrë natyrale pas të 30-ave kanë shance më të larta për të jetuar më gjatë. Por kjo në të njëjtën kohë nuk do të thotë se femrat duhet ta shtyjnë moshën e tyre për tu bërë nënë, vetëm që të jetojnë më shumë se 90-vjeç.
Në një shkrim të së përditshmes prestigjoze “The Independent” citohet profesori i mjekësisë dhe autori i studimit Thomas Perls i cili thotë se mosha e vonuar për tu bërë nënë nuk përbën gjithmonë problem. Kjo pasi disa femra procesin e zhvillimit për të ripordhuar e kanë më të ngadaltë sesa disa të tjera. Edhe studime të mëparshme kanë dhënë rezultate të ngjashme.
Kështu në një studim 100-vjeçar në Angli, vite më parë ka rezultuar se gratë të cilat ishin bërë nëna pas të 40-ave kishin gjasa të jetonin 4 herë më shumë mbi moshën 100-vjeçare sesa ato që ishin bërë nëna në moshë më të re.





