DURRËS, 30 TETOR 2014–  Një nga veprimet e para të ministrit rilindas të punëve të jashtme z. Bushati ishte mbyllja e Ambasadës shqiptare në Nju Delhi, kryeqyteti i Indsë. Mbyllja e ambasadës u justifikua për mungesë fondesh. Kujtojmë që India është vend i dytë në botë me popullsi më të madhe pas Kinës dhe demokracia më e madhe (për numër popullsie) në planet.

Gjithsesi administrate indiane, veçanërisht Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë, nuk ia mori për të keq Shqipërisë këtë veprim diplomatik. Me propozim të Ministrisë së Jashtme, Këshilli i Ministrave i Indisë me propoim të kryeministrit Narendra Modi mori vendim për heqjen e vizave për ata shqiptarë, që janë mbajtës të pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit. Le të shpresojmë që në një të ardhme jo të largët, India të heqë vizat edhe për shumicën e shqiptarëve të tjerë, që janë mbajtës pasaportash të thjeshta.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/