DURRËS, 29 tetor 2014 – Drejtoria e policisë së qarkut Durrës njofton se të martën, më datë 28 tetor 2014, ora 21.00, u bë arrestimi në flagrancë i Roland Gjymengës, banues në lagjen nr. 13, me akuzën e vjedhjes.
Sipas uniformave blu, po të martën, më 28 tetor 2014, rreth orës 12.30, në lagjen nr. 14 Durrës ky shtetas i ka vjedhur 4 mijë euro një femre me inicialet R. S., banuese në lagjen nr. 18.
Kjo shumë e konsiderueshme iu gjet dhe iu bllokua si provë materiale pas kontrollit të banesës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





