·        Përmirësime në tri fusha të reformave rregulluese të biznesit: hapja e biznesit, procedura e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimi i pronave

·        Por dobësoi sistemin e transaksioneve të mbuluara me garanci me ndryshimin e Ligjit për Barrët Siguruese, i cili nuk lejon vendosjen e barrës siguruese mbi aktivet e patrupëzuara

·        Ka bërë më të kushtueshëm pagimin e tatim-taksave nga shoqëritë tregtare, përmes rritjes së shkallës së tatimit mbi fitimin

 

DURRËS, 29 tetor 2014 – Shqipëria ngjit 30 shkallë në klasifikimin e bërjes së biznesit në krahasim me vitin 2014, por ka përkeqësuar sistemin e transaksioneve me barrët siguruese dhe e ka bërë më të kushtueshëm barrën fiskale për shoqëritë, ky është vlerësimi i Bankës Botërore i bërë publik në Uashington më 28 tetor 2014 në Raportin e ri i Grupit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015: të shkosh përtej efikasitetit”.

Raport i ri i Grupit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015” konstaton se Shqipëria ka bërë progres në reformat rregulluese të biznesit duke u ngjitur në vendin e 68 ose me 30 vende më lart krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria ka kryer përmirësime në tri fusha të reformës rregulluese: hapja e biznesit, procedura e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimi i pronave.

Hapja e biznesit është bërë më të lehtë përmes uljes së tarifave të regjistrimit.

Ka lehtësuar procedurën e lejeve të ndërtimit, përmes rifillimit të lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe përmes konsolidimit të lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit në një leje të vetme zhvillimore ndërtimi.

Gjithashtu, Shqipëria e ka bërë më të lehtë kalimin e pronës, përmes vendosjes së afateve të efektshme dhe kompjuterizimit të kartelave të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, Shqipëria e ka dobësuar sistemin e transaksioneve të mbuluara me garanci, përmes një ndryshimi të Ligjit për Barrët Siguruese, i cili nuk lejon vendosjen e barrës siguruese mbi aktivet e patrupëzuara.

Gjithashtu Shqipëria e ka bërë më të kushtueshëm pagimin e tatim-taksave nga shoqëritë tregtare, përmes rritjes së shkallës së tatimit mbi fitimin.

Largësia nga vlerësimi me pikë kufi në “Të bësh biznes 2015” është 66,1 duke shënuar përmirësim me 6,3 pikë krahasuar me 59,8 në “Të bësh biznes 2014”.

/përgatiti: th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/