Deputetja Albana Vokshi dhe njëkohësisht Kryetarja e lidhjes Demokratike të Gruas po zhvillon fushatën kundër kancerit të gjirit, fushatë së cilës i janë bashkangjitur dhe deputetet: Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Jorida Tabaku.
DURRËS, 28 tetor 2014– Ndërgjegjësim dhe mamografi falas për gratë dhe vajzat në zonën e Bathores, në Njësinë Administrative Kamëz.Lidhja Demokratike e Gruas dhe deputete të Partisë Demokratike ishin sot në zonën e Bathores për të folur me gratë dhe vajzat për të kryer kontrollet e përvitshme mjekësore, që parandalojnë në kohë sëmundjen e kancerit të gjirit. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi rikonfirmoi se aktivistet e LDGSH-së janë në terren në të gjithë vendin për të informuar gratë dhe vajzat për vizitën e përvitshme të mamografisë.
"Mbi 700 raste evidentohen në vit me kancer gjiri në Shqipëri dhe afro gjysma e tyre shkojne tek mjeku në fazat e avancuara. Nëse sëmundja diagnostikohet në kohë, në 90% përqind të rasteve, kurohet. Të kujdesesh për trupin tend, nuk është e ndaluar dhe nuk është turp. Gratë nuk duhet të harrojnë shëndetin e tyre për të patur në të njëjtën kohë një familje të shëndetshme.”- deklaroi znj. Vokshi. Mesazheve ndërgjegjësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë iu bashkuan edhe deputetet e Partisë Demokratike: Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Jorida Tabaku.
Fushata e LDGSH: Mos harroni mamografinë !- po mbështetet edhe nga Spitali Amerikan, që ka mundësuar vizita falas të mamografisë dhe një paketë analizash për nënat kryefamiljare, gratë në kushte të vështira ekonomike dhe gratë e pushuara nga puna për motive politike.





