DURRËS, 28 tetor 2014– Gjykata e Amsterdamit dënoi Alfons Idrizajn, 29 vjeç me 18 vjet burg për pjesëmarrje në vrasje. Idrizaj në 21 prill 2013 në bashkëpunim me Geron Xhaferrajn, 32 vjeç vranë për arsye prishje pazaresh në trafikun e drogës, një shokun e tyre të quajtur Dashamir Tila. Xhaferraj u arrestua në tetor 2013 në Gjenovë, në Itali dhe u ekstradua në Hollandë, ndërsa tashmë edhe Alfonsi u dënua nga gjykata hollandeze si pjesëmarrës në vrasjen e Dashamir Tilas.
/gj.th.. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





