Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës, në orën 10:00, ku pritet diskutimi dhe më pas vendimmarrja për ngritjen e Komisionit Hetimor pas kërkesës së 49 deputetëve socialistë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve vendosi me 14 vota pro dhe 1 kundër që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit Meta dhe kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e tij pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore.
Kujtojmë se edhe pse ishte thirrur kreu i shtetit, Ilir Meta nuk u paraqit në seancë dëgjimore duke pretenduar se kishte një axhendë të përcaktuar dhe mundësinë që të jetë i pranishëm e ka vetëm me 10 maj.





