DURRËS, 28 tetor 2014– Federata Shqiptare e Futbollit mund të jetë e para në listën e simotrave europiane që mund të dërgojë një vendim të komisioneve juridike të UEFA-s në shkallën e tretë të gjykimit, në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Asnjëherë më parë një Federatë e Europës nuk e ka kontestuar vendimin e gjykatës sportive në Uefa deri në këtë instancë dhe në përgjithësi federatat janë mjaftuar me një apelim në komisionin e apelit pas vendimit të disiplinës. Duhet shpjeguar që ky precedent krijohet vetëm për vendime që kanë të bëjnë me vendime që kanë të bëjnë me skuadrat përfaqësuese A ndërkohë që në KAS shpesh klube apo futbollistë të caktuar kanë ngritur cështje në raport me federatat dhe vendimet përkatëse. KAS ka një gamë të gjerë produktesh apelimi mbi bazën e të cilave operon por përsa i përket futbollit më së shumti aty shkojnë cështje kontraktuale që sportistë të caktuar duan ti japin zgjidhje pasi nuk besojnë te dhomat e zgjidhjes së konflikteve në federatat ku janë gjykuar fillimisht. Shqipëria e humbi ndeshjen në tavolinë 0-3 në Beograd pas ngjarjeve në ndeshjen kundër Serbisë dhe ky vendim u konsiderua juridikisht absurd nga ana e specialistëve të fushës në FSHF. Shqipëria nuk është e interesuar nëse Serbisë i kanë hequr apo jo 3 pikë nga kjo sfidë, por ësht e fokusuar ekskluzivisht në fitimin e ndeshjes në tavolinë, një të drejtë që e konsideron legjitime. Pas incidenteve në Beograd UEFA vendosi që Serbisë ti hiqen 3 pikë për mos marje masash organizatve ndërsa Shqipërisë të humbasë 0-3 ndeshjen në tavolinë për refuzim të vazhdimit të lojës. Fakti që kjo cështje mund të shkojë deri në KAS përvec se krijon precedentin e parë për një ekip kombëtar është përfshirë dhe një kuriozitet i opinionit ndërkombëtar që është në pritje të shohë se si kjo Gjykata Sportive do të sillet në një nivel kaq të lartë për vendime të mara nga komisionet juridike nga UEFA. E gjitha kjo do të ndodhë nëse Apeli nuk I jep të drejtë Shqipërisë sepse federata arrin të fitojë të drejtën në shkallën e dytë të gjykimit nuk do të kishte asnjë sens që kjo cështje të vazhdojë më tej.
FSHF në KAS, rasti i parë i një kombëtareje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë
Nikolla Sudar 85 vjet dritë në fjalë dhe në kohë
Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagës minimale
Ndryshime në qeveri/ Andrea Shllaku emërohet zv.ministri i ri i Mbrojtjes





