DURRËS, 28 tetor 2014–  Modës së festimit me duart e kryqëzuara në formën e shqiponjës, pas Pajtim Kasamit në mesjavë e kanë vazhduar këtë fundjave qe lamë pas, edhe shume lojtarë të tjerë qe aktivizohen ne kampionatet europiane. Nje gjest qe sidomos ne poziten ku ndodhet Shqiperia pas ngjarjeve ne Serbi dhe vendimit te UEFA-s i ka dhene nje mesazh ne mbare kontinentin “Shqiponjat” jane te shperndara kudo e nuk dorezohen thjeshte. I pari qe pati fatin ta vazhdoj kete festim ishte Herolind Shala qe shenoi ne kete fundjave dhe festoi me duart e kryqezuara ne triumfin qe skuadra e tij mori ne fushen e Valerengas 1-2 ne kampionatin norvegjez duke vazhduar ecurine e shkelqyer ne aspektin personal. Gjelbrim Taipi gjithashtu realizoi gjate kesaj fundjave nje gol spektakolar ne sfiden e Liges se 2-te ne Zvicer ne minuten e 67 dhe gjithashtu festoi me duart ne formen e Shqiponjes, por skuadra e ish-lojtarit të U21 te Shqipërise ishte e pafat këtë javë, ku u mund 2-3 në shtëpi. Një tjetër lojtar i Shpresave të Shqipërisë, Valon Ahmedi shënoi njërin prej 5 golave në fitoren e Celje ndaj Radomlje në Superligën e Sllovenisë dhe gjithashtu festoi me shqiponjë. Në fakt, këta nuk ishin të vetmit lojtarë që shenuan, pasi dhe Kace e Cani realizuan gola spektakolarë për Paokun e Catanian, që dhe pse nuk u festuan me gjestin e shqiponjës, gjithsesi mbetën vula kuqezi të fundjavës europiane.