DURRËS, 28 tetor 2014–  E kaluara rikthehet e stuhishme në momente të caktuara të jetës, nëse kujtimet e pakëndshme na mundojnë në çdo hap apo s’reshtin së endure në qenien tonë. Kur uzurpohemi nga ndjenja të tilla si urrejtja apo hidhërimi, ato bëhen barrë e padurueshme për ne.

Është koha për të ecur përpara dhë për të eliminuar të kaluarën. Urrejtja duhet të kthehet në falje, sepse për askënd nuk është mirë që të përjetojë një marrëdhënie të vështirë, me një pjesëtar të familjes, mik, partner, motër, vëlla etj. Situata të tilla na shkaktojnë dhembje të thellë, na imponojnë ngarkesa emocionale që s’na lejojnë të shohim horizonte të reja.

Këtu renditen 6 këshilla për të jetuar të tashmen tuaj dhe për të lënë pas të kaluarën që nuk ju bën të ndiheni mirë:

1. Mos u pikëllo për atë që ka ndodhur tashmë. Të jetosh duke u viktimizuar në vazhdimësi nuk është gjë e mirë; duhet të bindeni se ju duhet të jeni personazhi kryesor i historisë suaj, heroi i cili gjithmonë triumfon.

2. Mos përsëritni gabimet e së kaluarës. Të gabosh është njerëzore, por përpiquni të mos bini sërish pre e gabimeve të njëjta.

3. Prano realitetin. Çdo person shkruan historinë e vet dhe ndërton fatin e tij; mos mendoni si do të kishin shkuar gjërat, nëse do të kishit vepruar ndryshe, konformohuni me atë që ju rrethon.

4. Mendimet dhe ndjenjat. Është vërtetuar se ajo që ndiejmë lidhet me atë që mendojmë. Kërkoni gjithnjë të rrini me njerëz optimistë dhe shiheni jetën me ngjyra.

5. Jetoni të tashmen. Kjo është receta më e mirë për të shijuar një jetë të plotë dhe të qetë, duke vlerësuar atë që keni dhe atë që bëjnë të tjerët për ju, jinni gjithmonë në kërkim të mirësisë dhe shijoni çdo agim, pa menduar për të djeshmen apo të nesërmen tuaj.

6. Koha nuk kthehet pas. Ne nuk mundemi as ta përmirësojmë, as ta frenojmë dhe as ta ndryshojmë atë që dikur na lëndoi. Çdo ditë e jetuar është një faqe më shumë në librin e jetës, ndaj duhet ta plotësojmë me emocione të bukura, me të qeshura, zbavitje, pa qenë nevoja të vajtojmë për një person, apo histori që na zhgënjeu.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/