DURRËS, 27 tetor 2014– Në kuadrin e operacionit “Taglia”- Prerja karabinierët neutralizuan një bandë shqiptaro-italiane, që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të heroinës  dhe kokainës. U kapën  13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës. U sekuestruan po ashtu  13 000 euro kesh si edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës. Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 Kg. heroinë të pastër, e cila pas përzjerjes me paracetamol arrinte në 480 Kg. heroinë e gatshme për tu shpërndarë për të droguarit. Në pranga ranë shtatë shqiptar dhe tre italianë, në zona ë ndryshme të Italisë së veriut nga Parma deri në  në qytetin e Imperias në Rivierë afër kufirit francez. Shqiptarët e arrestuar janë:

Gëzim Hasa, 30 vjeç ndodhet në burgun e Parmës

Velino koroveshi, 24 vjeç

Denis Tafili, 29 vjeç ndodhet në Burgun e Parmës

Lauert Greca, 24 vjeç

Ded Bajraktari, 23 vjeç

Bledar Brahimi, 28 vjeç

Dhe së fundmi, Artur Bregu, 33 vjeç i cili konsiderohet si truri dhe kapo i kësaj bande narkotrafikantësh.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/