DURRËS, 27 tetor 2014– Karabinierët e qytezës së Fiorencuolas (Fiorenzuola), në Provincën e Piacencës arrestuan një shqiptar, 38 vjeçar dhe të dashurën e tij rumune, 28 vjeçare për vjedhje me thyerje. Çifti kishte vjedhur më së paku 10 vila dhe banesa në Provincën e Piacencës. Rumunja qëndronte në makinë dhe bënte roje, ndërsa shqiptari vidhte vilat. Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e qytetit të Lodit, ndërsa rumunja në Burgun e Vixhevanos (Vigevano). Karabinieria po vazhdon kërkimet për të kapur dy “bashkëpunëtorë” të tjerë të ciftit të hajdutëve shqiptaro-rumunë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





