DURRËS, 27 tetor 2014–  New Delhi: NASA ka mohuar pretendimet e një artikulli që qarkullon në internet se në datat 16-22 dhjetor 2014 do të ketë një blackout total në Tokë, për shkak të një stuhie diellore.  Artikulli i titulluar "NASA konfirmon se toka do të përjetojë 6 ditë errësirë ​​totale në dhjetor 2014" e ka origjinën nga një faqe internet argëtuese Huzlers.com.

Kështu që dhe historia ka filluar të besohet si e vërtetë. "NASA ka konfirmuar se Toka do të përjetojë 6 ditët e territ të plotë dhe kjo do të ndodhë nga dita e martë16 dhjetor deri të hënën 22 dhjetor. Bota do të mbetet, pa rrezet e diellit gjatë këtyre ditëve, për shkak të një stuhie diellore, e cila do të shkaktojë pluhur dhe mbeturina të shumta në hapësirë ​​, të cilat do të bllokojnë 90% të rrezeve të diellit, "lexohet në raportin fals.  

Në kundërshtim me pretendimin e internetit, një shqyrtim i afërt në faqen zyrtare të NASA-s,  gjithashtu tregon se agjencia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare. Shumë njerëz kushin filluar të besonin se në prag të Krishtlindjeve do të përfshiheshin nga errësira e plotë. Tashmë,  njerëzit  mund të marrin frymë lirisht, sepse në këtë histori s’ka asgjë të vërtetë.