DURRËS, 27 tetor 2014 – Adoleshencë e dhunshme, teksa shokë të një klase për zgjidhjen e debateve të rëndomta të moshës përdorin deri dhe mjete rrethanore si xhami, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të hënën, më 27 tetor 2014, rreth orës 13.45 ka plasur një sherr mes dy nxënësve të shkollës 9-vjeçare "Hajdar Dushi” në qytetin bregdetar, por ngjarja ka ndodhur jashtë mjediseve të objektit mësimor, por që, për pak, sa nuk përfundoi me tragjedi.
Shokë të një klase, por që janë zënë për motive banale dhe 15-vjeçari F. Q. nuk ka përtuar dhe ka goditur me xham bashkëmoshatarin K. B.
Autori e ka plagosur viktimën në pjesën e kofshës.
Policia thotë se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë mjekimin e duhur në spitalin rajonal publik.
Uniformat blu po hetojnë për ngjarjen e rëndë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





