DURRËS, 27 TETOR 2014– Presidenti i Partizanit të Beogradit, Dragan Gjuric është shprehur se vendimi i UEFA-s është i njëanshëm."Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Xhenovës. A donit ju edhe një "Heysel”serb? (Tragjedia në stadiumin belg në 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë-shënim i redaksisë). "Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Xhenova dhe krijuesit janë të njëjtët", tha Gjuriç për mediat serbe, duke patur parasysh djegien e flamurit shqiptar nga huligani Bogdanov duke shtuar se edhe komisioneri i sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit ishte paralajmëruar në mënyrë të qartë për këtë skenar.
UEFA vendosi të premten që të ndëshkojë Serbinë dhe Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016”, ekipi serb do t’i bëjë pa spektatorët e vet.





