DURRËS, 27 tetor 2014 – Në ditëlindjen e Kim Kardashianit e gjithë vëmendja duhet të ishte për bukuroshen brune dhe për t’u siguruar për këtë gjë, vetë ajo vendosi të paraqitej me një dekolte të ekzagjeruar në festën e 34-vjetorit të saj. E shoqëruar nga bashkëshorti Kanye Ëest, Kimi u shfaq në TAO Nightclub të Las Vegasit me një fustan të bardhë që mezi mbante nën kontroll asetet e saj.
Las Vegasi është vendi i preferuar për Kim Kardashianin përsa i përket festimit të ditëlindjeve.





